Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes tri automjeteve në Komoran, pësojnë lëndime tre persona

NULL NULL
07.07.2024 12:27
Aksident në Komoran
Aksident në Komoran. Foto nga Drenica Online

Një aksident mes tri automjeteve në fshatin Komoran la të lënduar tre persona.

Për të zbardhur detajet se si erdhi deri te aksidenti, me rastin po merret njësia përkatëse e policisë.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme