Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar

NULL NULL
17.09.2025 10:01
Aksident motoçikleta, fotoilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në lagjen Bregu i Diellit, konkretisht në rrugën “Hyzri Talla”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.

Pllana deklaroi se të përfshirë ishin një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Hysri Talla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana për Klankosova.tv

lajme të ngjashme