Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, dy të lënduar NULL NULL 08.02.2026 19:43 08.02.2026 19:43 Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Osek Hilë të Gjakovës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se si pasojë, se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka bërë të ditur Krasniqi.