Aksident mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Prishtinë – Podujevë (VIDEO) NULL NULL 12.01.2023 15:05 12.01.2023 15:05 Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Trudë. Në këtë aksident në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se janë përfshirë një kamion dhe një veturë ku është lënduar edhe një person. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture”. “Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023