Aksident mes dy veturave në Mitrovicë NULL NULL 09.06.2024 08:46 09.06.2024 08:46 Aksident, Foto ilustruese Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Jarinje. Nga rasti nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale, njofton Klankosova.tv. “Në rrugën nacionale (Mitrovicë-Jarinje) ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.