Aksident mes dy veturave në Gjakovë, lëndohen katër persona NULL NULL 15.10.2024 14:27 15.10.2024 14:27 Foto ilustruese e aksidentit. Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Gjakovë. Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj. Elezaj bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli”. Ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka deklaruar Elezaj për Klankosova.tv