Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar NULL NULL 27.03.2025 15:14 27.03.2025 15:14 Aksident, foto ilustruese Një aksident trafiku mes dy automjeteve mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka lënë të lënduar dy persona. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit”, tha Ahmeti.