Aksident mes autobusit dhe kamionit në New Jork, gjashtë të vdekur NULL NULL 29.01.2023 11:26 29.01.2023 11:26 Gjashtë persona vdiqën dhe tre të tjerë u lënduan në një aksident që ndodhi mes një autobusi dhe një kamion mallrash në New York. Aksidenti ka lënë një person në gjendje kritike për jetën dhe ka plagosur rëndë dy persona që ndodheshin në autobus, tha policia e shtetit. Sipas njoftimit, viktimat janë transportuar në disa spitale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ende nuk dihet se sa njerëz ishin në automjetet e përfshira në aksident apo ku po shkonin kur ndodhi ngjarja tragjike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit 3 minuta më parë