Aksident me vdekje në Thumanë NULL NULL 21.03.2023 09:27 21.03.2023 09:27 shiriti i policisë, fotoilustrim Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka dalë nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, ku për pasojë humbi jetën pasagjeri Luan Dukaj. Në momentin e aksidentit në makinë kanë qenë të pranishëm dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe shoferi. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje./A2 Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Një britanik arrestohet në Qipro nën dyshimin për spiunazh për Iranin dhe terrorizëm 21/06/2025