Aksident me vdekje në Përrenjas, vetura përplas kalimtaren NULL NULL 23.06.2025 13:59 23.06.2025 13:59 Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor “Qukës-Përrenjas”. Policia tha se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën. Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.