Aksident me fatalitet në rrugën Korçë-Pogradec NULL NULL 06.11.2024 18:55 06.11.2024 18:55 Aksidenti në rrugën Korçë-Pogradec Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor Korçë- Pogradec. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Bulgarec ku si pasojë humbi jetën njëri nga shoferët. Policia njoftoi se një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”. “Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip ‘Chevrolet’, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar Policia e Shtetit. Grupi hetimor ka dalë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së 7 minuta më parë
Kosova Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm 15 minuta më parë
Kosova Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti 20 minuta më parë