Aksident me fatalitet në Qyshk të Pejës – motoçikleta përplaset për shtylle të betonit NULL NULL 16.08.2022 16:53 16.08.2022 16:53 Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shtyllë betoni në Qyshk të Pejës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”. “Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”. “Në vendngjarje janë dalë njësitë kompetente dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.