Aksident me fatalitet në afërsi të Novosellës (FOTO) NULL NULL 24.08.2019 16:37 24.08.2019 16:37 Sot rreth orës 15:45 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë (magjistralja Gjilan-Ferizaj), ku si pasojë një grua 38-vjeçare ka humbur jetën. Klan Kosova ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se një veturë ka përfunduar e përmbysur. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. “Sot rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025