Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident me dy të lënduar në Prishtinë

NULL NULL
22.06.2025 21:45
Aksident motoçikleta, fotoilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 20:30, në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit“, tha ajo për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.