Aksident masiv në Lezhë, mes tyre eskorta e Sali Berishës NULL NULL 26.11.2021 21:16 26.11.2021 21:16 Disa automjete janë përfshirë në aksident mbrëmjen e së premtes në Kurbin. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku tre automjete janë përplasur, mes tyre edhe një automjet i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Dy persona janë plagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore. Mësohet se ka qenë një nga shoqëruesit e ish-kryeministrit me makinën e vet që është goditur nga një makinë me targa Kosove. Për pasojë tre makina kanë goditur njëra-tjetrën nga mbrapa. Automjeti që shoqëronte ish kryeministrin Berisha nuk është përfshirë në aksident pasi në momentin e përplasjes ka qenë 5 mjete përpara Ky i fundit po kthehej nga Kurbini ku kishe zhvilluar foltoren e radhës. Nga aksidenti nuk raportohet për viktima apo të plagosur./Euronews/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron se sulmet amerikane do të kenë "pasoja të përjetshme" 22/06/2025