Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina, disa të lënduar NULL NULL 14.04.2024 19:41 14.04.2024 19:41 Aksidenti ne Shen Gjin me 14 prill; Foto: Top Channel; Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Top Channel bën me dije se deri më tani raportohet për tre persona të lënduar, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, përcjell klankosova.tv. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.