Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen 5 anëtarët e një familje NULL NULL 06.08.2023 08:46 06.08.2023 08:46 Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, vetura me targa serbe përplaset me trafik ndarësen, lëndohen 5 anëtarët e një familje Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, saktësisht në fshatin Gziq. Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Familja ishte nisur për pushime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit./abcnews.al