AKP shpall qiradhënien e 671 njësive NULL NULL 30.06.2025 16:59 30.06.2025 16:59 Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës. Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete mjaft atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës. Në rajonin e Prishtinës ofrohen për qiradhënie 191 asete kryesisht zyra, lokale, depo dhe toka bujqësore. Në rajonin e Pejës ofrohen për qiradhënie 227 asete, prej tyre një numër i madh parcelash dhe pjesa tjetër lokale, depo dhe zyra në komunën e Istogut, Gjakovës, Klinës, Deçanit etj. Në rajonin e Prizrenit janë përfshirë 104 prona, prej tyre një numër i madh ngastrash kadastrale në zona të përshtatshme si dhe depo dhe objekt. Në rajonin e Gjilanit ofrohen 60 prona në komunën e Kamenicës, Ferizajt, Vitisë etj. Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 89 prona kryesisht lokale, toka dhe depo. Gjithashtu, dhe 3 asete të NSH-ve në Administrim Direkt (depo/lokale) në NSH-të, Jatex dhe Metaliku në Gjakovë. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme datë (30.06.2025). Sa i përket aseteve për qiradhënie komerciale apo mujore, dorëzimi i ofertave do të bëhet me datë (14.07.2025) prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. Gjithashtu, edhe për NSH-të në Administrim Direkt, hapja e ofertave bëhet ne Zyrën Qendrore në Prishtinë në të njëjtën ditë. Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen. Ndërsa, sa i përket aseteve për qiradhënie sezonal apo vjetore të tokave bujqësore, dorëzimi i ofertave do të bëhet me datë 15.07.2025 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve bëhet 15 minuta pas dorëzimit, pra duke filluar prej orës 12:15. Ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen. Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore, kurse për shfrytëzim bujqësor aplikohet qiraja vjetore (sezonale). Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje. Kriteret e tenderimit do të publikohen në shpalljet për qiradhëniet mujore dhe vjetore të aseteve. Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është theksuar në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë. Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrat Rajonale, varësisht për çfarë aseti interesoheni. Për më shumë informata për secilin aset të ofruar për qiradhënie në këtë shpallje, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pap-ks.org ku në rubrikën Shpallje gjenden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim, konkretisht në linkun në vijim: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 1 orë më parë