Akoma s’ka datë për takimin Kurti-Vuçiq, palët në pritje të ftesës nga BE-ja NULL NULL 09.04.2023 21:29 09.04.2023 21:29 Kurti Vuçiq Me datën 22 të këtij muaji është paralajmëruar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në lidhje me këtë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë. Petkoviq tha se gjithçka varet nga Bashkimi Evropian, pasi ata janë mikpritësit e të gjitha takimeve në Bruksel, transmeton Klankosova.tv. “Tani gjithçka varet nga Bashkimi Evropian, ata janë mikpritësit e të gjitha atyre takimeve në Bruksel. Ata dërgojnë një ftesë zyrtare, ne i përgjigjemi. Natyrisht, është e nevojshme të bien dakord për të gjitha kushtet e Lajçakut dhe Borrellit, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelin e lartë. Nga ana tjetër, Vuçiq dhe Kurti. Kur të arrihet gjithçka, pres që në periudhën e ardhshme të vijë një ftesë e re për një takim të nivelit të lartë. Ne do t’ju njoftojmë si gjithmonë, kur kjo të ndodhë”, ka thënë Petkoviq në një intervistë për Blicin serb. Kujtojmë, gjatë javës së kaluar ishte zhvilluar një takim i nivelit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025