AKK: Fillon zbatimi i pakos emergjente fiskale në komunat e Kosovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKK: Fillon zbatimi i pakos emergjente fiskale në komunat e Kosovës

NULL NULL
18/04/2020

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se ka flluar të zbatohet pakoja emergjente fiskalen në komunat e Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi për media deklarohet se Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) me një letër drejtuar Kryetarëve të Komunave ka kërkuar për fillimin e zbatimit të kësaj mase në Komunat e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Me fillimin e zbatimit të masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale nis zbatimi i saj në praktikë dhe atë në Komunat e Kosovës.

Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) me një letër drejtuar Kryetarëve të Komunave ka kërkuar për fillimin e zbatimit të kësaj mase në Komunat e Kosovës.

Në letrën e MFT-së thuhet: “siç jeni të informuar Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Pakon Emergjente Fiskale si domosdoshmëri e reagimit institucional kundër pandemisë Covid19. Një nga këto masat e kësaj pakoje është edhe masa 15.

Kjo masë thotë që pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga Buxheti i Kosovës, për muajin prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre million euro”.

Ministria e Financave dhe Transfereve, shton tutje që në përputhje me kompetencat ligjore të komunave kërkojmë nga Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës që të angazhojnë stafin në Qendrat për Punë Sociale për të pranuar aplikacionet e palëve që kanë të drejtë përfitimi nga kjo masë.

Gjithashtu në kuadër të këtij njoftimi janë paraqitur informatat për familjet që mund të përfitojnë, parakushtet që duhet të plotësohen nga parashtruesi i kërkesës për të përfituar, metoda e aplikimit, afati aplikimit, sqarimet për plotësimin e aplikacionit dhe informatat për dorëzimin e aplikacionit.