Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akanji gati për debutim me Interin kundër Juventusit

NULL NULL
11.09.2025 20:47

Manuel Akanji është prezantuar zyrtarisht te Interi dhe mund të debutojë menjëherë në një nga sfidat më të nxehta të sezonit, “Derbyn e Italisë” ndaj Juventusit. Mbrojtësi zviceran, i transferuar nga Manchester City, ka shfaqur entuziazëm në rrjetet sociale, duke shkruar se mezi pret të përfaqësojë ngjyrat zikaltër.

Trajneri Cristian Chivu e sheh atë si alternativë titullare për repartin defensiv, në balotazh me Bisseck. Në mesfushë priten të luajnë Barella, Çalhanoglu dhe Sucic, ndërsa në sulm Lautaro Martínez e Thuram do të jenë të paprekshëm.

Interi synon fitoren përballë rivalit historik, teksa debutimi i Akanjit pritet të jetë një nga pikat më të nxehta të derbit.

lajme të ngjashme