Akademia Britanike e Shkencës: Mos dilni nga shtëpia pa maskë NULL NULL 07.07.2020 09:21 07.07.2020 09:21 Gjithsecili duhet të bartë mbulesë për fytyrë me të dalë nga shtëpia në mënyrë që të luftohet koronavirusi. Këtë e ka thënë Presidenti i Akademisë së Shkencës të Britanisë së Madhe, Sir Venki Ramakrishnan, duke shtuar se të dhënat tregojnë se bartja e maskës e mbron edhe atë që e bartë edhe ata që e rrethojnë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Britania e Madhe është mbrapa shumë vendeve në përdorimin e maskave, sipas tij. Instituti i shëndetit Publik në Angli paraprakisht ka thënë se mbulimi nuk është i nevojshëm kur dilet jashtë. Ka qasje të ndryshme ekspertësh rreth përdorimit të mbulimit të fytyrës nga grupi këshillues qeveritar shkencor, Sage. Të dhënat në një pikë thonë se maskat nuk e ngadalësojnë përhapjen e virusit në disa vende aziatike dhe ka shqetësime se ato japin një përshtypje të rreme të sigurisë. Por që ka një konsensus se përdorimi i tyre e redukton rrezikun që një person i infektuar ta bartë virusin te dikush tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.