Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë?

NULL NULL
25.06.2025 19:12

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi, ka thënë çmimi mesatar i energjisë elektrike në bursen Alpex, në tri ditët e para  ka qenë 143 euro Megavat për orë.

Ai alarmoi se bizneset me këtë rast mund të përballen me trefishin e çmimit të tarifës rregulluese.

“Kur këtij çmimi i shtohen kostot e transmetimit, balancimit dhe furnizimit, bizneset do të përballen me një çmim final mbi 210 €/MWh”, tha Ajvazi.

Ajvazi theksoi se gjykata ka filluar pezullimin e vendimeve të paligjshme të ZRrE-së, duke konstatuar se shumë biznese janë futur në treg të lirë pa plotësuar kriteret ligjore.

“A është ky qëllimi i vërtetë?  T’i fundosim me vetëdije qindra kompani prodhuese, pastaj të “reflektojmë” mbi rrënojat e ekonomisë?”, theksoi ai.

Në fund, ai shtoi se java e fundit e qershorit — dhe faturat e para për energjinë në tregun e “lirë” po afrohen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.