Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ajsbergu me madhësinë e Los Angeles shkëputet nga Brunt Ice Shelf (VIDEO)

NULL NULL
27.02.2021 12:29

Një ajsberg i madh, me madhësinë e qytetit të Los Angeles është shkëputur nga Brunt Ice Shelf.

Ky fenomen njihet si “pjellje” dhe vjen pothuajse një dekadë pasi shkencëtarët në Sondazhin Britanik të Antarktikut (BAS) zbuluan për herë të parë rritjen e çarjeve të mëdha në akull, shkruan Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Kjo është çarja e tretë e madhe në raftin e akullt që ka ndodhur në dhjetë vjetët e fundit.

Ajsbergu është formuar kur çarja është zgjeruar disa qindra metra brenda disa orëve në mëngjesin e 26 shkurtit, duke u çliruar në fund nga pjesa tjetër e raftit të akullt lundrues.

Kjo shkëputje nuk paraqet kërcënim për Stacionin Kërkimor Halley të BAS-it i cili ndodhet në raftin e akullit Brunt.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.