“Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër”: Protestohet në Shkup NULL NULL 28.12.2024 16:51 28.12.2024 16:51 Pamja nga protesta e mbajtur në Shkup për ndotjen e ajrit. 28 dhjetor 2024. Foto: Alsat.mk Në Shkup u mbajt protestë për herë të dytë, lidhur me ndotjen e ajrit. Kësaj radhe kishte shumë qytetarë, për dallim nga 10 dhjetori. Marshi filloi para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj vazhdoi te Kuvendi dhe përfundoi para ndërtesave të qytetit. “Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër” dhe “Buxheti është shkopi magjik për ndotjen”, ishin mbishkrime që u panë gjatë ngjarjes. Nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human” u tha se institucionet ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre ndërsa kanë katër kërkesa për të luftuar ndotjen e ajrit, raporton Alsat.mk, përcjell Klankosova.tv. “Kërkesat janë të ndara në katër kategori; kategoria e mbikëqyrjes të industrisë e cila duhet të mbikëqyret 24 orë, sepse e dimë se sa ndotin por nuk kemi numra që ta vërtetojmë atë, ngrohja, qoftë në institucionet shtetërorë apo neper shtëpi që të kaloje në ngrohje ekologjike…të kemi transport publik funksional dhe të kemi velo rrjeta që qytetarët të mos detyrohen të vozisin automjete dhe ajo finale që të zgjidhet problemi me mbeturinat apo deponitë publike por edhe ato të egrat si ajo e Vardarishtës e cila mbetet problem i Shkupit”, tha Gorjan Jovanovski – Nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human”. Sipas iniciativës “Qyteti i Gjelbër Human”, ajri i ndotur kërcënon seriozisht shëndetin, veçanërisht për të sapolindurit ndërsa shtuan se rreth 3 mijë njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit ku 11.6% e vdekjeve në vend lidhen me ndotjen e ajrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamiti: Kosova në paralizë shoqërore, ekonomike e politike - kjo është qeveria më e korruptuar (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj 10 minuta më parë
Kosova Krasniqi vlerëson punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës 41 minuta më parë