Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AIP kërkon nga ndërmarrjet të ofrojnë siguri për privatësinë e qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave

NULL NULL
02.07.2024 14:14
Faturat e rrymës

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë thirrje për ndërmarrjet publike dhe private për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë ofrimit të shërbimeve, përkatësisht gjatë shpërndarjes së faturave tek konsumatorët.

Në njoftimin  e lëshuar thuhet se në zbatim të përgjegjësive të saj Ligjore, Agjencia për Informim dhe Privatësi në fund të muajit shkurt 2024,  ka kërkuar nga të gjitha ndërmarrjet për marrjen e masave të sigurisë.

“Afati për Ndërmarrjet Publike dhe Private që shpërndajnë fatura tek qytetarët për të vendosur faturat në zarfe për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale ka qenë 30 qershori 2024. Kërkesa është adresuar për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke parandaluar ekspozimin e paautorizuar të tyre”.

“Në kuadër të sigurimit të  mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës,  Agjencia për Informim dhe Privatësi, kërkon nga Ndërmarrjet Publike dhe Private që ofrimin e shërbimeve për qytetarët (shpërndarjen e faturave) ta realizojnë në formatin që garanton mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve nga ekspozimi dhe qasja e paautorizuar”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.