Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ai është i gjallë” – Rrëfimi i regjisorit për fillimet e Epopesë së UÇK-së (VIDEO) 

NULL NULL
05.03.2025 09:43
Në një rrëfim ekskluziv, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, regjisori Dibran Fylli
Në një rrëfim ekskluziv, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, regjisori Dibran Fylli

Sot shënohen 27 vjet nga beteja historike në Prekaz, moment që shënon edhe fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një figurë kyçe në ruajtjen dhe përjetësimin e kësaj epopeje ka qenë regjisori Dibran Fylli, i cili në vitin 1999 luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e trupës artistike ushtarake “Hamëz Jashari” dhe organizimin e manifestimit të parë përkujtimor “Ai është i gjallë”.

Ky manifestim më pas u shndërrua në Epopene e UÇK-së, që sot njihet si një prej ngjarjeve kryesore për nderimin e luftës çlirimtare, njofton Klankosova.tv.

Në një rrëfim ekskluziv, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, regjisori Dibran Fylli,  sjell detaje nga periudha e vështirë e krijimit të këtij manifestimi dhe sfidat me të cilat u përballën në ato kohë të pasigurta.

Si u krijua ky përvjetor dhe çfarë do të thotë për historinë e Kosovës?

Përgjigjet vijnë nga vetë njeriu që ishte pjesë e këtij rrugëtimi.

Ndiqeni në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.