Ahmeti: Testohen 40 kontakte me të infektuarit – të gjithë rezultojnë negativ NULL NULL 12.04.2020 21:44 12.04.2020 21:44 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një lajm të mirë ku 40 persona kanë rezultuar negativ pas testimit për Covid-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se të gjithë të testuarit kanë qenë raste kontakti, njofton Klan Kosova Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit: Lajm i mirë: Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi! #rriNshpi