Ahmeti përgëzon edhe humbësit e balotazhit NULL NULL 09.11.2025 22:09 09.11.2025 22:09 Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përgëzuar edhe ata që kanë humbur në balotazhin e këtyre zgjedhjeve lokale. Ndër ta ishte edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Hajrulla Çeko, që ka humbur nga kryetari aktual, Përparim Rama. “Nuk ka më lehtë se me e godit humbësin sonte me komente cinike. Prandaj përveç urimeve për fituesit, sonte përgëzimet shkojnë edhe për ata që u sfiduan në gara të vështira e në fokus nacional. Në mesin e tyre po i përmend Hajrullah Çekun, Arian Tahirin a Xhafer Gashin, pa i harruar të tjerët”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. “Përgëzime për garat e mos i konsideroni humbje. Megjithatë, qytetarët ju dhanë besim të madh”.