Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: Më 10 gusht hapen çerdhet në kryeqytet

NULL NULL
07.08.2020 13:27

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se hapja e çerdheve në kryeqytet do të bëhet të hënën që vjen.

“Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin”, është shprehur Ahmeti, transmeton Klan Kosova.

“Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e COVID-19”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.