Ahmetaj: TVSH biznesit të vogël për ta vjelë nga biznesi i madh - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmetaj: TVSH biznesit të vogël për ta vjelë nga biznesi i madh

NULL NULL
10/04/2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Arben Ahmetaj, ka mbrojtur vendimin e Qeverisë për të ulur pragun e vetëdeklarimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në 2 milionë lekë të reja.

Në ditën që biznesi i vogël ka paralajmëruar një protestë duke ulur qepenat për një orë, Ahmetaj doli në një bashkëbisedim me gazetarë, ku thotë se objektivi për uljen e pragut nuk është gjenerimi i të ardhurave të TVSH-së nga biznesi i vogël, por qartësia e transaksioneve për të vjelë këtë taksë nga biznesi i madh.

“Qëllimi është fokusi tek biznesi i madh, qartësia e transkasionit në funksion të mbledhjes më shumë TVSH nga biznesi i madh. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH”, ka thënë Ahmetaj, shkruan Top Channel.

Ministri deklaroi se nga bizneset e vogla arkëtohen rreth 1 miliardë lekë nga TVSH-ja, që përfaqëson vetëm 0.08 % të totalit. Pjesa tjetër, thotë ai, janë mbledhur nga biznesi i madh.

Ahmetaj thotë se kjo masë nuk rritë as çmimet dhe as koston për biznesin e vogël.

“Gënjejnë kur thonë se do të rritet kosto. Kemi pyetur, kemi bërë anketa dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen janë 15 mijë lekë në vit, që janë të zbritshme. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet dhe fakti që jemi në prill dhe çmimet nuk janë rritur e tregon këtë”, përfundoi ai.