“Agushët u zunë duke e vjedhur pyllin, kërcënuan edhe rojet” (VIDEO) NULL NULL 19.05.2025 19:57 19.05.2025 19:57 Gjendja në terren dhe statistikat e institucioneve janë dy realitete të ndryshme. Derisa banorët janë dëshmitarë të prerjes enorme të pyjeve të Jezercit, nga dëmtuesit të cilët punojnë me orar të plotë në shkatërrim të natyrës, të dhënat të cilat i posedojnë institucionet nuk e pasqyrojnë as për së afërmi gjendjen në Jezerc. Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes e-mailit, i kanë thënë Kiksit, se gjatë periudhës 2022-2024 janë regjistruar vetëm 19 raste të prerjes dhe vjedhjes së pyjeve, të cilat janë proceduar në prokurori. Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe, figurojnë gjithsej 53 raste të transportit ilegal të drunjve, të cilat janë referuar në Gjykatë. Nga të gjithë rastet e regjistruar për dy vjet në këtë rajon, Policia bëri të ditur se 9 raste të vjedhjes së pyllit janë vetëm në fshatin Jezerec. Se në mesin e dëmtuesve të pyllit bën pjesë edhe familja Agushi, Kiksit ia konfirmuan edhe Policia. Nga ky institucion pohuan se Milaim Agushi përveç se ka vjedhur pyllin, bashkë me Shabanin e Hajrizin dhe një familjar tjetër, kanë kërcënuar tre rojet e pyllit. Emër i njohur për policinë sa i përket vjedhjes së pyjeve është edhe nipi i Milaimit, Hajrizi. Ndaj tij, është iniciuar një rast për vjedhje të pyllit dhe një rast për transportin ilegal të drunjve. Por, të dhënat e policisë nuk përputhen me ato që ka në sistem Agjencia e Pyjeve të Kosovës, njësia në Ferizaj. Nga kjo zyrë e kanë njoftuar Kiksin se vetëm gjatë 3 muajve të 2025-ës, i kanë zënë Agushët të paktën 9 herë duke e prerë ilegalisht pyllin në Jezerc. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 5 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë