Aguero, ylli që këtë verë kërkon Madridi NULL NULL 02/06/2015 02/06/2015 Transferimi i Kun Aguero tek mbretërit mund të jetë pika e kthesës në marrëdhëniet e Perez me tifozët, si edhe fuqia e munguar e skuadrës sezonin që shkoi. Dhurata më e mrië e Kun Agueros për datëlindjen e tij të 27-të mund të jetë lajmi se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez e ka piketuar si yllin që duhet transferuar këtë verë në tempullin madrilen. Real Madrid çdo vit transferon yjet më të mëdhenj. Para dy vitesh ishte Gareth Bale, që justifikoi paratë e paguara për të vetëm në sezonin e parë. Ndërsa, verën që shkoi ishte James Rodriguez që ka shpaguar çdo cent që mbretërit derdhën në arkën e Monaco për transferimin e tij. Megjithëse nuk ka shumë lojtarë që do të shkaktonin tërmet transferimi, pasi shumica e tyre tashmë luajnë për Realin ose Barcelonën, Kun ka fituar këtë epitet pasi përfundoi sezonin si golshënuesi më i mirë i Premier League. Për më shumë, Perez e di se e vetmja mënyrë për të rifituar dashurinë dhe respektin e tifozëve pas shkarkimit të Carlo Ancelottit është sjellja e një ylli në skuadër; Kun plotëson pritshmëritë. Vet transferimi i tij tek Citizens ishte i çuditshëm, pasi Aguero priste një kalim tek gjigandët spanjoll. Dëshirën e tij e pati shprehur edhe kur u kthye të luajë në Santiago Bernabeu me fanelën e Manchester City, në vitin 2012, kur pati thënë: “Nuk kisha zgjidhje tjetër, ndaj shkova në Manchester”.
Kosova Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel, kompromis apo raund i ri i grindjeve? 2 minuta më parë
Lajme Serbia i dërgon letër ngushëllimi Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata 3 minuta më parë