Agron Kuçi, kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut NULL NULL 20.06.2025 20:03 20.06.2025 20:03 Foto nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së AAK-së në Junik, u bë zyrtarizimi i kandidaturës së Agron Kuçit për kryetar të kësaj komune. Përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kuçi më herët ka udhëhequr Junikun me përkushtim, vizion dhe rezultate të prekshme. “Nën drejtimin e tij, Juniku është shpallur disa herë si komuna me performancën më të mirë në Kosovë, ndërsa vetë Kuçi është vlerësuar si një nga kryetarët më të suksesshëm në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera i pari i AAK-së, transmeton Klankosova.tv. “Banorët e Junikut kanë dëshmuar gjithmonë pjekuri politike dhe dinë ta vlerësojnë punën e mirë. Me mbështetjen e tyre, Junikut do t’i kthehet qeverisja që e meriton”, deklaroi Haradinaj. Ai shtoi se komunat ku udhëheq AAK-ja janë shembull i qeverisjes së mirë, të ndershme dhe të përgjegjshme, dhe sipas tij, Juniku do të jetë sërish pjesë e këtij modeli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 3 orë më parë