Agolli, jeta mes dy kohësh NULL NULL 14.10.2015 16:19 14.10.2015 16:19 Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij. Një udhëtim në jetën e një prej personazheve më të njohur të letrave shqipe të këtij gjysmëshekulli në 84-vjetorin e lindjes… Historia e djaloshit nga Korça, që udhëtimi në Petërburg do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën, duke iu përkushtuar letërsisë… Ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë pas viteve ’90 dhe një njeri që nuk i ka fshehur bindjet e tij të majta, ai ka ruajtur profilin e një njeriu që politika nuk ka mundur t’ia zbehë atë tisin e hollë, por magjik të shkrimit. “Kur ikja larg, drejt teje vija/Kur vija afër ikja larg/ për dreq më trembte largësia/ dhe afërsia bëhej çark…. as e kuptoja si të desha/ një mjegull plus një çmenduri/ si një poet që shkruan vjersha/ dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi…”. Dritëro Agolli i shkroi herët këto vargje, kur kujtimi i Petërburgut të largët, i ngatërrohej në heshtjen e gjatë që pushtonte Tiranën në mbrëmje. Teksa tymoste cigare, ves që vazhdon ta bëjë ende sot, pakkush mund ta mendojë se çfarë orvatej në mendjen e djaloshit, që ishte lidhur fort me letërsinë. Por vargjet kanë aftësinë të zbulojnë brendësinë. Ndaj rreshtat në fletoret e thjeshta të dikurshme tregonin gjithë botën e tij. Në vitin 1958, vetëm 27 vjeç, ai do të botojë vëllimin e parë poetik “Në rrugë dolla”. Një libër që do të tregonte poetin e ardhshëm, që do të lidhej fort me këtë vend. Në historinë e letërsisë shqipe të këtij gjysmëshekulli të fundit, Dritëro Agolli është padyshim një nga personazhet më të rëndësishëm të saj. Ish- kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë pas viteve ’90 dhe një njeri që nuk i ka fshehur bindjet e tij të majta, ai ka ruajtur profilin e një njeriu që politika nuk ka mundur t’ia zbehë atë tisin e hollë por magjik të shkrimit. Me një aftësi për të mos ndryshuar nga personazhet e butë të librave që shkroi, Agolli mbetet sot një figurë ku e shkuara nuk ia cenon të tashmen. Pardesyja e bardhë elegante, nuk e bëri të shihej i largët dhe nga lexuesi. Ashtu si rakia që i pëlqen të pijë, dhe që nuk mungon në tavolinën e drunjtë të apartamentit të tij, ai krijoi një figurë popullore, me një autoritet që vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Në një kohë debatesh mbi disidencën në letërsinë shqipe, apo rolin që shkrimtarë apo artistë kanë pasur në raport me diktaturën, ai qëndron jashtë këtij debati fare lehtë, si të mos kishte jetuar në atë periudhë. Kjo, pasi Agolli ka qenë i vërtetë në raport me jetën që ka bërë dhe nuk ka nguruar të fshehë ndonjëherë dhe “gabimet”. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/14/dritero-agolli-jeta-mes-dy-kohesh/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 30/06/2025
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025