AGK: Shumë e rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Sami Kurteshit ndaj nesh NULL NULL 25.05.2023 12:28 25.05.2023 12:28 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se anëtari i partisë politike Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës kundër medieve dhe gazetarëve. Sipas AGK-së, duke komentuar reagimet për emërimin e Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”. “Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se ‘AGK është pjesë e pandashme e makinës përbaltëse të krimit të organizuar!’. Ai gjithashtu, ka akuzuar aktivistë të shoqërisë civile për reagimet duke i quajtur “ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it'”. “AGK-ja, sërish i bën thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.