AGK-ja e mirëpret vendimin e Supremes ndaj KPM-së NULL NULL 17.06.2025 16:13 17.06.2025 16:13 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme e cila e ka miratuar padinë administrative të Institutit të Kosovës për Drejtësi, kundër Komisionit të Pavarur të Mediave. AGK-ja tha se IKD-ja me përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, e kishte drejtuar padinë pasi që KPM-ja e ndryshoi rregulloren e brendshme për ta shkarkuar Jeton Mehmetin nga posti i kryetarit dhe në vend të tij e ka emëruar Besnik Berishën. “Gjykimi i Supremes konstaton ‘se rregullorja është miratuar në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pjesëmarrjes publike’”. “AGK-ja angazhohet që ky organ kushtetues i rregullimit të mediave audio-vizuele të funksionojë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga politika”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Asociacioni i Gazetarëve tha se e kishte vlerësuar të kundërligjshëm ndryshimin e rregullores dhe rrjedhimisht, të kundërligjshëm zgjedhjen e Berishës në krye të këtij institucioni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.