Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AGK-ja e dënon gjuhën kërcënuese në drejtim të gazetarit Valdrin Daci

NULL NULL
11.06.2025 14:23
Gazetari korrespondent, Valdrin Daci, raporton në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se është njoftuar nga portali “Peja në Fokus” se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme.

Në reagimin e AGK-së thuhet se sjelllja ndaj gazetarit Daci është e papranueshme.

“Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë dëshmitarëve”.

“Për AGK-në, kjo sjellje është e papranueshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve”, thekson AGK-ja.

Ndër tjera,  AGK i bën thirrje: “kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, që të distancohet nga kjo sjellje dhe të ndërmarrë masa ndaj zyrtarit në fjalë. Njëherit u bën thirrje të gjithë personave zyrtarë e publikë, të përmbahen nga sulmet në drejtim të gazetarëve dhe mediave”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.