Agjenti i Garnachos i pranishëm sërish në ndeshjen e Chelseas NULL NULL 20.01.2025 22:07 20.01.2025 22:07 Alejandro Garnacho po përflitet për një largim nga Manchester Unitedi. Së fundmi agjenti i tij është parë për herë të dytë në një ndeshje të Chelsea-s. Këtë herë ai është i pranishëm në lojën e tyre kundër Wolves në Premier Ligë që po luhet sonte. Kjo ka shtuar zërat se ai mund të ndërrojë aleancë dhe të kalojë në “Stamford Bridge” tek të Kaltrit.