Agjencia e OKB-së furnizohet me karburant vetëm për ndihma, jo për ujë e spitale NULL NULL 15.11.2023 17:30 15.11.2023 17:30 Rreth 23,000 litra karburant nga Egjipti iu dorëzuan Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA) për t’u përdorur vetëm për transportin e ndihmave nga Rafah, tha drejtori i organizatës në Gaza, Thomas White në X, transmeton Klankosova.tv. “Sapo pranuam 23,027 litra karburant nga Egjipti (gjysmë cisterne) – por përdorimi i tij është kufizuar nga autoritetet izraelite – vetëm për transportin e ndihmave nga Rafah”, shkroi White. “Nuk ka karburant për ujë apo spitale”, raporton CNN. “Kjo është vetëm 9% e asaj që na nevojitet çdo ditë për të mbajtur aktivitetet e shpëtimit”, shtoi ai. Kamioni që transportonte karburantin kaloi kufirin nga Egjipti në Gaza të mërkurën në mëngjes, ka raportuar CNN. Është kamioni i parë që transporton karburant në Rripin e Gazës që kur Izraeli vendosi një bllokadë atje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. /Klankosova.tv