Agim Çeku: Ndihem më i sigurt, më i mbrojtur, më krenar se sa ishim deri sot NULL NULL 14.12.2018 17:58 14.12.2018 17:58 Ish-Ministri i Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se ndihet mirë me themelimin e Ushtrisë së Kosovës. “Ndihem shumë mirë, si të gjithë qytetarët e Kosovës – arritëm një synim, objektiv, mbajtëm një premtim”. “Ndihem më i sigurt, më i mbrojtur, më krenar se sa ishim deri sot”. Çeku ka thënë se Ushtria e Kosovës ka marrë sot mandatin ndërsa që të zhvillohet në aftësi dhe pajisje do të nevojitet kohë. “Por ne që nga sot jemi Ushtri”, ka thënë ai për Klan Kosovën nga ceremonia shtetërore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025