Agim Çaka: Ka investime në infrastrukturë por duhet të shikohen barnat dhe materiali shpenzues NULL NULL 17.09.2019 21:41 17.09.2019 21:41 Agim Çaka nga Nisma-AKR ka vlerësuar se gjendja në sistemin shëndetësor në Kosovë nuk është e mirë. Çaka në Zona Zgjedhore tha se duhet të punohet më shumë për t’u përmirësuar gjendja aktuale. “Kjo gjendje vjen si pasojë e akumulimit të problemeve ndër vite. Përgjegjësia bie në të gjitha qeveritë e kaluara që në fushata elektorale kanë pasur prioritet shëndetësinë, por nuk kanë investuar si nga buxheti po ashtu edhe nga përcjellja e politikave praktike në shëndetësi”. “Sot është pak më mirë krahasuar me dy vjet më parë, ndërsa në vijim duhet të punojmë që gjendja të jetë shumë më mirë se sa që është sot”. “Sot është kjo gjendje për shkak të mosbërjes së politikave të mira, si të ministrave të mëhershëm po ashtu edhe të qeverisë, dhe kemi ardhur deri këtu për shkak të buxhetit të limituar, mungesës së sistemit të informimit shëndetësor dhe fondit të sigurimeve shëndetësore”. Çaka gjithashtu theksoi dy nga problemet më të mëdha me të cilat përballet aktualisht sistemi shëndetësor. “Ajo çka shihet sot janë investime në infrastrukturë por nuk është e mjaftueshme që të plotësojë nevojat e qytetarëve. Përveç kësaj duhet të shikohen kuadrot, që për fat të mirë kemi kuadro por duhet të shikohen edhe barnat dhe materiali shpenzues. Kjo sjell edhe pakënaqësinë e qytetarëve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.