Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agim Bahtiri: Rivarrimi i Isa Boletinit në Vlorë është vendim i turpit (VIDEO)

NULL NULL
13.05.2015 18:13
"Është e pakuptueshme që Isa Boletini të varroset në Vlorë. Është e papërgjegjshme dhe e pandershme të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Bahtiri. "Sa i përket mandatit të dytë, nuk kam vendosur ende a do të kandidohem, për kënd do të kandidoj apo do të kthehem në Holandë”.

Këshilli organizativ për rivarrim e eshtrave të Isa Boletinit ka vendosur që eshtrat e heroit të rivarrosen në Vlorë. Por, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri këtë propozim e ka quajtur “palidhje” dhe “të turpshëm”.

Bahtiri këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazinë, në Klan Kosova.

“Propozimi i Zëvendësministrit Hashim Thaçi për t’i dërguar eshtrat e Isa Boletnit në Vlorë është diçka shumë palidhje”.

“Isa Boletini identifikohet me Mitrovicën dhe Mitrovica identifikohet me Isa Boletinin”.

“Unë kam kërkuar që njëherë e përgjithmonë eshtrat e Isa Boletinit të pushojnë në vendlindje. Është e pakuptueshme që Isa Boletini të varroset në Vlorë. Është e papërgjegjshme dhe e pandershme të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Bahtiri.

“Shpërthimi im ka qenë i fuqishëm. Në mënyrë demonstrative e kam lëshuar mbledhjen e sotme. Katër anëtarë të Këshillit kanë votuar kundër”.

“Ky është vendim i turpit”.

Bahtiri ka thënë që nuk ka kurrfarë rreziku që të realizohet rivarrimi i Isa Boletinit në Boletin.

“Asnjë rrezik nuk ekziston, nëse dikush mendon që ka rrezik e ka gabim. Sipas të gjitha të dhënave që i kam unë, e vetmja çështje ka qenë – a me FSK-në, a pa FSK-në”.

“Unë i ftoj të gjithë ministrat edhe kryeministrin. Unë pres mbështetje nga kryeministri sepse ky është amanet edhe nga presidenti Rugova. Është amanet edhe i atyre që kanë vdekur me Isa Boletinin”.

“Unë mendoj që kryeministri do të gjejë forcë dhe të bëjë atë që është vullneti i Mitrovicës vullneti i Kosovës. Pas vendimit të qeverisë ne do t’i marrim hapat tjerë”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka folur edhe për “Parkun e Paqes” mbi urën e lumit Ibër. Ai tha se parku duhet të largohet dhe kjo s’paraqet frikë për askënd.

“Sa i përket urës, jemi në diskutime. Është diskutimi edhe në Bruksel në fund të këtij muaj. Në Bruksel definitivisht do të kryhet”.

“Me zotin Rakiq bëjmë biseda. Ai nuk frikësohet nga shqiptarët dhe s’ka arsye të frikësohet. Këta ua kam thënë të gjithëve, nëse largohet Parku i Turpit”.

“Unë nuk shoh asnjë rrezik, asnjë arsye që ai park të qëndrojë aty. Ai park ju ka konvenuar kriminelëve për kontrabandë. Çdo njeri që ka vullnet për bashkëpunim është miku im. Rakiq e ka këtë vullnet, por e ka pak problem. Serbët tani e kanë kuptuar që Republika e Kosovës shtrihet deri në kufi”.

I pari i Mitrovicës është pyetur nëse do ta vazhdojë jetën e tij politik, pas përfundimit të këtij mandati. Ai i ka dhënë opsionet që i mendon për të ardhmen.

“Unë jam shumë i sigurt se kudo që garoj do të fitoj. Sa i përket mandatit të dytë, nuk kam vendosur ende a do të kandidohem, për kënd do të kandidoj apo do të kthehem në Holandë”.

“Sa i përket inkuadrimit tim në LDK, Isa Mustafa më ka thënë ‘frikohem të të angazhoj në LDK, sepse ti ma zë vendin edhe mua’”, ka thënë me shaka Bahtiri.

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.