“Në këtë situatë kur vendi po përballet me një pandemi, nuk është dashur të rrëzohet Qeveria. Po të kishte qenë Rugova, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur”.

18:32, 30 Mars 2020

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka folur rreth prishjes së koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se është çdoherë me LDK-në Presidentit historik Ibrahim Rugovës, por jo atë të grupeve.

“Po ju them të vërtetën. Kam qenë ithtar i fuqishëm që ky koalicion [VV-LDK] të bëhet sepse e kam parë si të vetmen zgjidhje për t’i çuar proceset përpara”.

“Bahtiri çdoherë do të jetë me LDK-në e Rugovës, por jo të grupeve. Sipas mendimit tim, e kanë bërë një pabesi në aspektin e çështjes së koalicionit”.

I pyetur se a do t’i bashkohet LDK-së, Bahtiri ka thënë se këtë kërkesë e ka pasur prej kohësh.

“Këtë kërkesë e kam pasur qysh prej fillimit nga Isa Mustafa dhe nga shumë miq që kam në LDK. Por unë jam përcaktuar për një parti – jam këtu ku jam. Me frymën e Rugovës do të jem çdoherë. Në këtë situatë kur vendi po përballet me një pandemi, nuk është dashur të rrëzohet Qeveria. Po të kishte qenë Rugova, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur”.

“Unë jam kundër grupeve të interesit të caktuar në LDK. Po të ishte Rugova gjallë kurrë nuk do ta kishte lejuar prishjen e Qeverisë në një situatë të tillë. Kur Qeveria po e menaxhonte mirë këtë situatë, ata ia hoqën fuqinë e vendimmarrjes dhe kjo nuk shkon në favor të askujt”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë