Agim Ademi: Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së gjelbër NULL NULL 23.07.2021 18:32 23.07.2021 18:32 Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, në fjalën e tij gjatë zbulimit të shtatorës së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, tha se ai nuk ishte vetëm i sportit, por edhe i dimensioneve të tjera të cilat i ka bërë në të mirë të shtetit. I pari i FFK-së tha se Vokrri ishte mbreti i fushës së gjelbër. “Këtu sot jemi për ta zbuluar këtë shtatore, me Fadilin tek gjithsecili prej nesh. Fadil Vokrri ishte mbreti i fushës se gjelbër siç e quajnë gjithë, por edhe ishte pronari i tavolinës së tij sepse ka qenë ai i cili ishte si një ombrellë për shokët e tij”, u shpreh Ademi, njofton Klankosova.tv. Në fund, Ademi tha se arritja e Vokrrit që Kosovën ta anëtarësojë në UEFA e FIFA ishte e bërë me shumë mund. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025