Agani: Programi i Koalicionit për Familjen ofron zgjidhje të problemeve të familjeve kosovare NULL NULL 17.01.2025 21:16 17.01.2025 21:16 Ferid Agani nga Koalicioni për Familjen ka shpalosur programin politik para qytetarëve të Pejës. Në tubimin e sotëm, ai tha duhet të ketë zhvillim më të madh në fushën e shëndetësisë. “Kur Koalicioni për Familje po zbret në Pejë në qytetin tuaj që të shpalos një pjesë të programit politik. Ky program ofron zgjidhje për një sërë problemesh jetike të familjes kosovare” “Duke filluar nga përkrahja e familjeve dhe nevojës së rritjes së natalitetit të popullatës, sonë dhe rritjes së numrit të lindjes së fëmijëve tonë, jep përgjigje në nevojën jetike për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe rinisë shkollore prej ideologjive dhe propagandave që e kanë për qëllim të ndryshojnë orientimin gjinor të fëmijëve tanë, duke krijuar konfuzion të fëmijëve tanë në identitetin e tyre”, ka thënë Agani. Agani ka thënë se ka ardhur koha që ligjet që janë në fuqi për fushën e shëndetësisë të zbatohen. “Ju garantojmë qytetarëve tanë se me ne do të kenë sigurime shëndetësore”, tha ai. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 8 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë