Agani: Mbrojtja e biodiversitetit sfidë globale NULL NULL 22.05.2015 19:07 22.05.2015 19:07 “Humbja e Biodiversitetit përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në botë andaj nevojitet një përkushtim më i madh i faktorit njeri që këto trende të ngadalësohen e mundësisht në etapa afatgjata edhe të ndalen.” – tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare të Biodiverzitetit. Kosova ka sipërfaqe relativisht të vogël por me një biodiversitet shumë të pasur, këtë e kanë mundësuar: pozita gjeografike, faktorët si; gjeologjik, pedologjik (apo dheu token), hidrologjik, relievi dhe klima, tha ndër të tjera ministri Agani. Në këtë ditë u tha se reduktimi i sipërfaqeve pyjore kualitative dhe degradimi i vazhdueshëm i tyre ka ardhur kryesisht si pasojë e shfrytëzimit pa kriter të resurseve pyjore. Si pasojë e këtyre ndikimeve vjen edhe deri tek kërcënimi për zhdukjen e shumë llojeve bimore dhe shtazore. “Kafshët e rralla në vendin tonë si rrëqebulli, ariu i murrmë, kaprolli, dreri, dhia e egër dhe lloje të tjera janë në rrezik të zvogëlimit të popullacioneve si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve në vendbanimet natyrore të tyre, gjuetisë së pakontrolluar, varfërimit dhe degradimit të ekosistemeve, erozionit dhe shpyllëzimit”, ka shtuar më tej Agani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë