Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Agani për profilizimin e gazetarëve mjedisor

NULL NULL
21.05.2015 15:59
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në një takim përfaqësuesit e AGK-së, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që janë të kyqura në projekte mjedisore.

Ky takim erdhi pasi ditë më parë, iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën” dhe AGK-ja, patën organizuar një punëtori për të shikuar mundësinë e avancimit të gazetarëve me qëllim raportimin sa më të mirë për problemet mjedisore.

Idenë për krijimin e një “platforme online” për raportim enkas për mjedis, e përkrahu ministri Agani, i cili falenderoi iniciatorët për këtë projekt.

Agani shfaqi përkushtimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me gazetarët, shoqërinë civile, por edhe donatorët.

Ministri Agani, me këtë rast tha se ngritja e buxhetit, bashkëpunimi me OJQ-të dhe gazetarë, formimi i Eko-Fondiot dhe zbatueshmëria e plotë e legjislacionit në fuqi, mbeten prioritetet, që synon t’i realizojë në mandatin katërveçar.

Kryetari i AGK-së, Zekirja Shabani, tha se profilizimi i gazetarëve në Kosovë është proces i vështirë, ngase nuk kanë përkrahjen e vet mediumeve, por që do të angazhohen të trajnojnë gazetarë që do të raportojnë në mënyrë profesionale për problemet mjedisore.

Mbështetjen e ministri Agani dhe të AGK-së, e mirëpriti edhe drejtori i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, i cili tha se raportimi i mediave për problemet mjedisore është shumë i rëndësishëm dhe se deri më tani, sipas tij, janë të kënaqur në këtë aspekt.

Hasanaj, tha se deri më tani përkrahja nga ministria e Mjedisit ka qenë jo e kënaqshme, por që shpreson që në të ardhmen përkrahja nga ky institucion të rritet.

Në fund të këtij takimi, ministri Aganik, kërkoi që takime të këtij niveli të zhvillohen çdo muaj, në mënyrë që problemet mjedisore të trajtohen drejt dhe transparente.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.