Afro 60 mijë persona e kaluan natën në hotelet e Kosovës NULL NULL 14.12.2015 11:02 14.12.2015 11:02 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, Pjesë e kësaj ankete të ASK-së ishin 107 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e të cilëve gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 17.07%. “Në TM3 2015 numri i vizitorëve është 40 340 vizitor, 43.29 % janë vizitor vendor, dhe 56.71 % janë vizitor të jashtëm kurse numri i bujtjeve në TM3 2015 është 57 837 bujtje, 42.40% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 57.60 % janë të huajt”. “Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 21 726 vizitor dhe 31 530 netëqëndrime”. “Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra” bëhet e ditur në këtë hulumtim, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.