Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afro 5 milionë fletëvotime pritet të shtypen për dy raunde të zgjedhjeve lokale

NULL NULL
02.07.2025 14:16
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërkaq për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh, njofton Klankosova.tv.

Po sipas vendimit të këtij komisioni, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.

“Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues”, thonë nga KQZ, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.